Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan këtë të premte ka dhënë detaje edhe në lidhje me takimin be zhvilluar me kryueministrin grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë Samitit të NATO-s.
Në një deklaratë për mediat vendase ai është hsprehur se si dy lidër që kanë fituar zgjedhjet e fundit duhet që të bëjnë hapa në drejtim pozitiv.
“Çështjet më të rëndësishme që i kam pyetur konkretisht janë problemet që kanë të bëjnë me Trakinë Perëndimore, tani e tutje ne duam t’i kapërcejmë ato, çështja që ka të bëjë me myftinjtë ”, shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, ai iu referua përgatitjeve për takimin e ri të dy liderëve në Selanik në vjeshtë .
“Tani për tani do të bëhen përgatitjet paraprake, kryesisht me takimet e ndërsjella të ambasadorëve tanë për këtë çështje. Ministrat e Jashtëmata do të bëjnë përgatitjet paraprake për ne. Më pas do të takohemi si udhëheqës dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren”, tha ai.
Erdogan vuri në dukje se Greqia dhe Turqia janë dy vende fqinje me një sfond të njohur historik. “Ne nuk duam që ky proces të vazhdojë kështu, ne nuk duam”./abcnews.al