Erdogan mbërrin në Athinë, vizita e parë që nga 2017

schedule10:30 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 10:30 - 7 Dhjetor, 2023

Presidenti turk Tajip Erdogan ka mbërritur në Athinë për një sërë takimesh gjatë ditës së sotme, vizita e parë që nga viti 2017.

Si pjesë e takimit të tyre dypalësh, Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan pritet të diskutojnë hapat e ardhshëm në marrëdhëniet dhe kontaktet e dy vendeve bazuar në tre pikat për të cilat ranë dakord gjatë takimit të tyre në Vilnius korrikun e kaluar.

Presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou, në orën 11:30 do të takohet në Pallatin Presidencial me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në orën 12:15, kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojë një takim me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Pallatin Maximos, në kuadër të mbledhjes së 5-të të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi.

Më pas kryeministri dhe Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojnë deklarata për shtyp.

/abcnews.al