Erdogan: Marrëveshja për eksportin e grurit duhet të zgjatet

schedule13:50 - 13 Tetor, 2022

schedule 13:50 - 13 Tetor, 2022

Presidenti i Turqisë Erdogan ka deklaruar se vendi i tij duhet të punojë me Moskën për të vazhduar dhe forcuar një marrëveshje të dakordësuar në korrik, e cila lejon eksportin e drithërave përmes Detit të Zi në tregun ndërkombëtar, sipas BBC.

Marrëveshja pritet të përfundojë në mes të nëntorit, pas së cilës mund të zgjatet nëse Rusia dhe Ukraina bien dakord. Erdogan tha se Rusia dhe Turqia mund të përcaktojnë se në cilat vende me të ardhura të ulëta mund të eksportohen drithërat dhe plehrat ruse.

Presidenti Putin tha gjithashtu se vendet që marrin grurin ukrainas duhet t’i jenë mirënjohëse liderit turk për rolin e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!