Erdogan lëshon paralajmërim “të frikshëm” për Greqinë

schedule12:36 - 28 Shtator, 2022

schedule 12:36 - 28 Shtator, 2022

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u zotua të “përdorë të gjitha mjetet” për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Ankarasë kundër Greqisë.

“Ne nuk do të dështojmë të përdorim të gjitha mjetet për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendit tonë kundër Greqisë, kur është e nevojshme”, ka thënë Erdogan në një konferencë shtypi.

Deklaratat e tij erdhën në mes të një përshkallëzimi të tensionit midis dy fqinjëve për mosmarrëveshjet e tyre në Detin Egje. Ai akuzoi Athinën se bën politika të bazuara në “veprime provokuese dhe se Greqia po tërhiqet zvarrë në një moçal me ngritje ushtarake”.

“Kjo është një lojë e rrezikshme si për politikanët grekë, për shtetin grek, për popullin grek”, ka thënë Erdogan.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë prej kohësh të tensionuara për një sërë çështjesh, duke përfshirë mosmarrëveshjet për territorin dhe energjinë në Egje dhe Detin Mesdhe.

Turqia paralajmëroi Greqinë se këta ishuj kanë status jo-ushtarak sipas traktateve ndërkombëtare. Në fillim të këtij muaji, Erdogani akuzoi Greqinë për “ngacmim” të avionëve luftarakë turq në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor, një pretendim që Greqia e ka hedhur poshtë.

/abcnews.al/