Erdogan lajmëron masa të rrepta për koronavirusin: Izolon të gjithë vendin, ndalon daljen nga shtëpitë për këtë kategori

schedule09:30 - 4 Prill, 2020

schedule 09:30 - 4 Prill, 2020

Turqia ka marrë masa të rrepta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi një orë policore që kufizon personat nën moshën 20 vjeç që të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç në raste nevojash të domosdoshme.

Po ashtu ai bëri të ditur edhe ndalim 15-ditor për daljen dhe hyrjen e automjeteve në 31 provinca, përfshirë Stambollin, si dhe qendrat urbane të kryeqytetit Ankara, Izmirit, Bursës dhe Adanasë.

Mbajtja e maskave të fytyrës në zona të frekuentuara me njerëz, përfshirë dyqanet, është gjithashtu e detyrueshme, tha presidenti turk.

Deri më tani, Turqia ka konfirmuar mbi 20.000 raste me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 425.