Erdogan kundërshton vendimin e SHBA për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë

schedule12:19 - 20 Nëntor, 2024

schedule 12:19 - 20 Nëntor, 2024

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kundërshtuar vendimin e SHBA për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë për sulme brenda Rusisë, sepse ai beson se kjo do të ndezë më tej konfliktin.

Lëvizje të tilla mund ta sjellin rajonin dhe botën “në prag të një lufte më të madhe”, dhe Rusia dhe Ukraina janë të thirrur të tregojnë përmbajtje, u tha Erdogan gazetarëve gjatë kthimit të tij nga Brazili, ku mori pjesë në samitin e G20, shkruan Reuters.

Ai foli edhe për situatën në Siri, duke theksuar se Turqia është e gatshme në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin të tërheqin trupat e saj nga Siria veriore. Ai ka theksuar se siguria kombëtare e Turqisë është e para./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!