Erdogan kundër të gjithëve, Ankaraja dhe Parisi po shkojnë drejt frontit, fjalën e fundit e ka BE

schedule23:13 - 27 Tetor, 2020

schedule 23:13 - 27 Tetor, 2020

Parisi dhe Ankaraja po shkojnë drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë ndërsa Presidenti turk vazhdon retorikën kundër kreut të shtetit francez dhe Evropës në përgjithësi. Parisi i bëri thirrje të hapur Bashkimit Evropian të Martën për të marrë masa kundër Ankarasë në samitin e ardhshëm.

Franca është e bashkuar dhe Evropa është e bashkuar“. “Evropa duhet të marrë vendime që do t’i lejojnë asaj të forcojë ekuilibrin e fuqisë me Turqinë, në mënyrë që të mbrojë më mirë interesat e saj dhe vlerat Evropiane” tha ministri francez Rister.

Në anën e Macron janë rreshtuar disa nga udhëheqësit evropianë. Shembulli i fundit është Kryeministri holandez Mark Rutte, i cili iu drejtua Rexhep Tajip Erdogan me gjuhë të ashpër.

Unë kam një mesazh për Presidentin Erdogan dhe është shumë i thjeshtë: në Holandë, ne e konsiderojmë lirinë e shprehjes si pasurinë më të madhe dhe kjo përfshinë edhe skicat” tha ai.

Sidoqoftë, skena politike turke ndodhet në një moment të rrallë uniteti, duke dënuar deklaratat e Presidentit Francez Emanuel Macron, në lidhje me skicat e Profetit Muhamed.  Komentet e tij u përshkruan si “retorikë e sëmurë që potencialisht mund të shkaktojë një çarje globale“.

Presidenti turk është vendosur kundër të gjithëve, nga konflikti për detin me Greqinë, te lufta në Kaukaz ku është në mbështetje të hapur për Azerbajxhanin dhe deri te përplasja me SHBA-në, pasi bleu sistemin rus të raketave, “S-400”./ db/Abcnews.al