Erdogan kundër Kilicdaroglu: Bashkëpunoi me një “organizatë terroriste”

schedule14:54 - 23 Mars, 2023

schedule 14:54 - 23 Mars, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar kundërshtarin e tij kryesor politik në zgjedhjet e ardhshme, Kemal Kilicdaroglu, për takimin me opozitën pro-kurde, Partinë e Demokracisë Popullore (HDP).

Erdogan gjatë fjalëve të tij të mërkurën e akuzoi HDP se mbështeste një “organizate terroriste”.

“Kandidati për president Kemal Kiliçdaroglu e bëri këtë parti partnere në fushatën e tij zgjedhore”, theksoi ai.

Erdogan e ka cilësuar vazhdimisht HDP-në me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën HDP e kundërshton kategorikisht. HDP u kërcënua para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për shkak të akuzave se kishte lidhje me aktivitetet terroriste të PKK.

Kilicdaroglu është kandidati i përbashkët i gjashtë partive opozitare. HDP nuk është ndër partitë që mbështesin në mënyrë eksplicite Kilicdaroglu, megjithëse ka refuzuar të zyrtarizojë kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale të 14 majit.

Vëzhguesit e shohin këtë si një tregues se HDP po mbështet në heshtje kandidaturën e Kilicdaroglu. Votat e mbështetësve të HDP-së mund të jenë vendimtare në garën zgjedhore.

Erdogan e quajti HDP-në një “partner sekret” të aleancës gjashtëpalëshe. Sondazhet kanë treguar se rizgjedhja e presidentit 69-vjeçar, i cili ka dy dekada në pushtet, do të jetë i vështirë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!