Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka konfirmuar se së shpejti do të zyrtarizohet data për vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në Turqi. “Vizita do të bëhet, delegacionet janë duke punuar dhe shumë shpejt do të caktohet një datë zyrtare për vizitën e Putinit në Ankara”, tha Erdogan.
Vizita e liderit rus ishte e planifikuar fillimisht për shkurtin e kaluar, më pas u shty. Megjithatë, tashmë në javët e fundit Kremlini ka riafirmuar vizitën midis fundit të prillit dhe fillimit të majit.
Ministri i Jashtëm i Ankarasë, Hakan Fidan, tha se në agjendën e takimit janë tema të rëndësishme si energjia, situata në Gaza dhe lufta në Ukrainë. Erdogan këmbënguli në rifillimin e marrëveshjes së grurit që lejoi kalimin e sigurt të grurit ukrainas përmes Detit të Zi midis 2022 dhe 2023.
Të dy vendet kanë gjithashtu një kanal të hapur dialogu si me Iranin që me grupin palestinez Hamas dhe duan të parandalojnë përhapjen e konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme.
/abcnews.al