Erdogan: Izraeli duhet të gjykohet ndërkombëtarisht për krime lufte

schedule17:06 - 28 Nëntor, 2023

schedule 17:06 - 28 Nëntor, 2023

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se Izraeli duhet të gjykohet ndërkombëtarisht për akuzat për krime lufte. Erdogan ka kundërshtuar ashpër reagimin e qeverisë izraelite ndaj sulmeve të 7 tetorit.

“Izraeli vazhdon paturpësisht të shkelë ligjin ndërkombëtar, ligjet e luftës dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare duke parë në sytë e komunitetit ndërkombëtar”, tha zyra e tij.

Komentet e tij vijnë përpara mbledhjes së nesërme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku pritet të diskutohet për konfliktin Izrael-Hamas.

Më shumë se 15,000 njerëz janë vrarë në Gaza në tetë javë që nga nisja e sulmeve, sipas ministrisë së shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi./abcnews.al