Erdogan flet për luftë: I varrosëm në tokë, i hodhëm në det, mos të gabojnë sërish

schedule09:35 - 5 Shtator, 2020

schedule 09:35 - 5 Shtator, 2020

Ndërkohë që NATO dhe BE po përpiqen që të ulin në tavolinë Turqinë dhe Greqinë për të zgjidhur me negociata problemet në Egjeun Lindor, duket se të dy shtetet nuk janë gati për këtë edhe pse thonë se duan dialog.

Më herët, Greqia kushtëzoi nisjen e negociatave me largimin e anijeve turke nga zona e kontestuar detare në Egjeun Lindor, ndërsa sëfundmi Presidenti Erdogan lëshoi një tjetër kërcënim ndaj grekëve, shkruan abcnews.al.

Duke folur në ditën e diplomimit të studentëve të shkollës ushtarake, Erdogan kërcënoi hapur Greqinë duke mos ia përmendur emrin.

“Ata që pushtuan vendin tonë këtu e 100 vite më parë, që vranë qytetarët tanë dhe shkatërruan vendet të kultit dhe ne u varrosëm në tokë dhe i hodhëm në det, uroj që të mos e bëjnë atë gabim sërish”, tha Erdogan nëpërmjet telefonit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!