Erdogan: Do t’i themi “jo” anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

schedule14:14 - 19 Maj, 2022

schedule 14:14 - 19 Maj, 2022

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se ai u ka thënë aleatëve se do t’i “thojë jo” anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, shkruan The Guardian.

“Ne do të vazhdojmë politikën tonë në mënyrë të vendosur. Ne u kemi thënë aleatëve se do t’i themi jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO,” tha Erdogan në një postim në Twitter.

Ai akuzoi gjithashtu Suedinë dhe Finlandën për strehim dhe financim të “terroristëve” dhe furnizimin e tyre me armë.

Ankaraja thotë se të dy vendet mbështesin njerëzit që kanë lidhje me grupet që ajo i konsideron terroriste, përkatësisht grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe YPG-në kurde siriane, të cilat i konsideron gjithashtu si një grup terrorist që kanë lidhje me PKK-në.

“NATO është një aleancë sigurie dhe ne nuk mund të pranojmë që terroristët të jenë pjesë e saj,” theksoi Erdogan.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!