Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyn, dënon referendumet në zonat e pushtuara të Ukrainës

schedule15:42 - 28 Shtator, 2022

schedule 15:42 - 28 Shtator, 2022

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar referendumet në zonat e pushtuara të Ukrainës në një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, shkruan BBC.

Erdogan thuhet se i përshkroi referendumet si një “burim shqetësimi” që do ta bënte më të vështirë ringjalljen e procesit diplomatik.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka lidhje të ngushta me Moskën dhe Kievin, me Presidentin Erdogan që kërkon të ndërmjetësojë një dialog mes të dyjave vendeve që nga fillimi i pushtimit.

Lexo edhe: Çfarë pritet të ndodhë pas referendumeve? Lëvizjet e radhës të Rusisë dhe qëndrimi i Perëndimit

Kanë përfunduar referendumet në katër rajone të Ukrainës, duke i hapur rrugën aneksimit të territoreve. Kremlini ka deklaruar se do të përfundojë aneksimin brenda javës, pasi kërkon të frenojë kundërsulmin e suksesshëm ukrainas.

Por me Kievin, i cili gëzon mbështetjen e Perëndimit, i vendosur për t’u kundërpërgjigjur, si mund të ndodhë e gjithë kjo?

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!