Erdogan bisedë telefonike me Merkel

schedule22:35 - 30 Nëntor, 2017

schedule 22:35 - 30 Nëntor, 2017

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Dy liderët kanë biseduar për përmirësimin e mardhënieve dypalëshe, për Sirinë si dhe për zhvillimet rajonale.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve “Anadollu”. Sipas informacioneve nga burimet presidenciale, mësohet se në bisedën telefonike mes Erdogan dhe Merkel, është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, si dhe ato me temë Sirinë.

Erdogan ka ndarë informacione me Merkel në lidhje me samitin trepalësh të mbajtur nga Turqia, Rusia dhe Irani në nivelin e liderëve në Soçi më 22 nëntor.
Gjithashtu në bisedën ku është folur edhe për çështjen e refugjatëve, Merkel ka theksuar se do të punojë për të përshpejtuar dërgimin e ndihmave që BE-ja ia ka premtuar Turqisë në lidhje me refugjatët sirianë.

Dy liderët duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, veçanërisht kundër PKK-së, theksohet se janë dakorduar për të përshpejtuar takimet dypalëshe të nivelit të lartë pas krijimit të qeverisë në Gjermani. Ky kontakt telefonik vjen pas shumë kohëve distancë mes tyre për shkak të replikave që kanë pasur lidhur me referendumin për ndryshimet kushtetuese dhe lirinë e shprehjes./abcnews.al