Erdogan bisedë telefonike me Biden, në fokus të diskutimeve anëtarësimi i Suedisë në NATO

schedule15:22 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 15:22 - 19 Dhjetor, 2023

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan në një intervistë për mediat ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Erdogan shprehet me presidentin amerikan kanë diskutuar edhe për çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

“Zhvillimet pozitive, të cilat ne i presim si për prokurimin e SHBA-ve të F-16, ashtu edhe për premtimet e Kanadasë për heqjen e embargos së armëve, do të ndihmonin parlamentin tonë të marrë një qasje pozitive në Suedi,” tha Erdogan.

Erdogan pohoi gjithashtu se Bashkimi Evropian do të vononte pranimin e Ukrainës dhe Moldavisë në radhët e tij, duke pretenduar se Ankaraja ka fituar prej kohësh të drejtën për t’u bashkuar me koalicionin evropian, por po detyrohet të presë për arsye politike.

“Duke u dhënë atyre statusin e vendeve kandidate nuk do të thotë se ata do të bëhen anëtarë të BE-së. Asnjë nga këto vende nuk janë Turqia”, deklaroi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!