Erdogan: Barbarët janë përgjegjës për sulmet në Rafah

schedule12:27 - 27 Maj, 2024

schedule 12:27 - 27 Maj, 2024

“Turqia do të bëjë gjithçka që është e mundur që barbarët të mbajnë përgjegjësi për sulmet izraelite që goditën kampin e refugjatëve pranë Rafah duke shkaktuar dhjetëra të vdekur”.

Kështu ka deklaruar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur në Rafah nga sulmet e fundit ajrore mes tyre edhe dy zyrtare të Hamasit. Ministrja e shëndetësisë së Gazës ka bërë me dije se pjesa më e madhe e viktimave dhe të plagosurve janë gra dhe fëmijë.

Për shkak të situatës katastrofike në Lindjen e Mesme sot ministrat e jashtëm të BE-së janë mbledhur në Bruksel.

Përpara takimit Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell ka deklaruar se fokusi i diskutimeve do të jetë  gjendja në Gaza si dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare penale  për ti dhënë fund ofensivës ushtarake të Izraelit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!