Etleva Bejko është 50-vjeçarja që ndërroi jetë sot, si pasojë aksidentit të rëndë rrugor, që ndodhi rreth orës 11:30 në vendin e quajtur Qafa e Mezinës.
Etlera Bejko ndërroi jetë në vendngjarje, kur humbi kontrollin e mjetit që po drejtonte. Për pasojë makina doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e e menjëhershme të 50-vjeçares.
Abc mëson se viktima është nën e një djali. Etleva kishte rreth 25 vjet që kishte emigruar në Greqi. Ajo punonte dhe jetonte në Janinë, ndërsa mësohet se kishte ardhur në Shqipëri për të takuar njerëzit e saj në Markat të Konispolit.
/abcnews.al/