Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erdhi mes bananeve nga Ekuadori, kapet mbi 100 kg kokainë në Tiranë

schedule20:30 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 20:30 - 30 Dhjetor, 2021

Mbi 100 kg kokainë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në operacion të gjerë në Tiranë.

Gazetarja e “ABC”-së, Xhensila Kodra mëson se sasia e madhe e kokainës është bllokuar te “Ura e Beshirit” pranë Pezë Helmsit në kryeqytet.

Lënda narkotike ishte fshehur brenda një kontejneri me banane. Dy persona janë arrestuar deri tani, ndërkohë që operacioni është në zhvillim.

Kontejneri kishte ardhur nga Ekuadori dhe për tre ditë kishte qëndruar në portin e Durrësit.

Mbrëmjen e sotme kontejneri me sasinë e drogës mes bananeve u tërhoq për t’u transportuar drejt kryeqytetit në magazinën që ndodhet në zonën e Vaqarrit.

Autoritetet shqiptare falë bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese arritën që të zbulonin trafikun./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!