Hungaria do të lehtësojë shumicën e masave të vendosura kundër koronavirusit.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, bëri me dije se numri i të vaksinuarve këtë javë pritet të arrijë në 5 milion.
Në një komunikim për mediat, Orban tha se nuk do të jetë e domosdoshme mbajtja e maskave në publik dhe se do të lejohen tubimet me rreth 500 persona në ambiente të hapura.
“Ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë”, shtoi më tej Orban duke theksuar: “Ka ardhur koha që maskave t’i jepet lamtumira”.
/abcnews.al/