Ministrja e Turizmit u shpreh se janë 450 mijë turistë grekë që këtë vit zgjodhën të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri.
Në një intevistë për ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në ABC News, Kumbaro iu përgjigj edhe debatit se pjesë e kësaj shifre, janë klasifikuar edhe emigrantët shqiptarë me pasaporta greke.
“Sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Turizmit, turist është cdo njeri që nuk është rezident në vendin ku shkon. Pjesa e diasporës shqiptare në Greqi, aty ishin edhe vjet edhe parvjet edhe më parë, kemi një rritje të numrit të vizitorëve që kanë hyrë me pasaporta greke në Shqipëri sidomos gjatë sezonit të pushimeve. Për të parën herë këtë vit, mediat greke kanë folur shumë për turizmin në Shqipëri, gjë që nuk ndodhte më parë. Jemi plotësues në hartën e turizmit, nuk mund të them se konkurojmë Greqinë,” – u shpreh Kumbaro./abcnews.al