“Erdhën dajat nga Dibra”, babai i nuses në Librazhd: Çfarë ka krushku që na shan?!

schedule13:02 - 1 Qershor, 2022

schedule 13:02 - 1 Qershor, 2022

Babai i nuses që u kap nga vjehrri me të dashurin në shtëpi ka zbuluar detaje tronditëse nga nata që i shkatërroi qetësinë. Ai tregon se është izoluar nga fqinjët dhe të afërmit pasi nuk mund të dalë askund pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ndërkohë që theksoi se tashmë problemi me krushqit ka marrë përmasa edhe më të mëdha.

“Unë nusen e kam marrë në Dibër dhe erdhën dajat e vajzës dhe ishin shumë të shqetësuar se përse krushku na shante familjarisht. Erdhën në shtëpinë tonë dhe duan të dinë se çfarë ka ai që na ofendon publikisht”, tregon babai i vajzës për News24.

Pjesë nga intervista:

Djali që u gjet atë natë në dhomë me vajzën tuaj e njihnit? Punonte me ju?
Jo se njihja, se punoja më shkëputje.

E kishit parë vajzën?

Jo se kisha parë me vajzën.

“Xhaxhallarët e krushkut, kunati i vajzës , komshinj janë ata. I gjithë pallati ishte mbledhur aty. Të dashurin e vajzës e mbajnë në mbrojtje. Vajza sot ka shenja dhune, po ta shohësh.”, tha ai.

E mbështesni , vajza ka thënë se ndoshta më ka dhënë një medikament?

Babai i 20-vjeçares: E mbështes se vajza nuk ma bënte këtë. Unë kur futem në dhomën time me fjet e mbyll derën me çelës, por kur shkova çelësi nuk kishte nga brenda, por nga jashtë.

Motra e dhëndrit thotë se djali nuk është futur nga familjarët për tu bërë protagonist, çfarë mund të thoni?

Unë flas atë që kam parë,. çfarë kërkonte çelësi nga jashtë? Djali ishte i qetë, e mbronin që të mos e qëlloja unë nga nervat.

E dinte djali, e pyete që ishte e martuar?

Ai nuk më kthente përgjigje fare. Ajo që unë kam parë ka qenë e mirëorganizuar e inskenuar mirë. Nuk e di ndoshta vajza ime ka gabuar më parë, por ajo atë nate ishte e inskenuar mirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!