Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Erdhën dajat”, Berisha pritet me daulle në Dibër, braktiset nga deputetët e qarkut

schedule17:25 - 19 Tetor, 2021

schedule 17:25 - 19 Tetor, 2021

“Foltorja”e 10-të e Sali Berishës është zhvendosur në Dibër ditën e sotme.

Një grup simpatizantësh të Berishës e kanë pritur me daulle, e cila zakonisht është traditë të përdoret nëpër dasma në Dibër, kur “dajat” shkojnë te nipi ose mbesa.

Në këtë takim që është i 10-ti, Berisha nuk është shoqëruar nga asnjë deputet i PD-së në Dibër, as nga Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku dhe Dhurata Çupi.

Besniku i tij është Flamur Noka, ndonëse ky i fundit nuk është deputet i këtij qarku. Pas shpalljes “Non Grata” nga PD,  Berisha ka nisur aksionin siç thotë ai për zhbërjen e vendimit të kreut të PD Lulzim Basha duke mbledhur Kuvendin Kombëtar të partisë. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!