Dita e sotme është e veçantë për modelen shumë të pëlqyer Adrola Dushi.
Djali i saj, Troi, ka ditëlindjen dhe mbush 7-vjeç. Nuk kishte se si të mungonte një urim nga modelja, e cila ka publikuar në Instagram një foto shumë të ëmbël me të birin dhe i ka kushtuar disa fjalë vërtetë prekëse.
“Para 7 vitesh, ne kete date dhe kete ore une preka mrekulline me dore. O Fryma ime, m’u befsh 100 vjec. Ma gezfosh cdo dite ne jete se pervecse je gjeja me e bukur qe me kane pare syte, je dhe njeriu me i shenjte qe une njoh. Ti erdhe si bekim ne jeten time, se, pavaresisht cdo gjeje qe sjell jeta une e di qe me duhet te qendroj e forte pikerisht qe syve te tu plot jete t’mos ju humbase shkelqimi. Asnje nate nuk mund t’i mbyll syte pa falenderuar Zotin per ty. Ti je jeta ime, shoku me i mire i mamit dhe ne te dy bashke do ja dalim ne cdo gje. Happy birthday biri im!”, shkruan Adrola krahas fotos.
View this post on Instagram
Kujtojmë që modelja ka treguar se ka krijuar një raport shumë të ngushtë me të birin, veçanërisht pas ndarjes nga bashkëshorti i saj. l.k/abcnews.al