Erblira Bici me ekip të ri, volejbollistja më e mirë “kuqezi” largohet nga Roma

schedule14:22 - 5 Korrik, 2024

schedule 14:22 - 5 Korrik, 2024

Nuk ka mundur të fitojë trofe, por ka qenë ndër më të mirat. Erblira Bici nuk është një emër i ri në volejbollin italian, ndërsa ka vendosur të hedhë hapin e radhës në karrierë, teksa në moshën 29-vjeçare ajo është prezantuar tek skuadra e saj e re, Megabox Vallefoglia, një klub fare i ri, I themeluar në 2019, por që ka ambicie të mëdha në Serie A të volejbollit italian të femrave.

Bici luajti për dy sezone tek Roma, duke e ndihmuar të ngjitej në elitë dhe edicionin e kaluar që të arrinte kualifikimin për në fazën “play-off”, suksese të mëdha, të cilave u ka ardhur fundi, me volebollisten “kuqezi”, e cila përshëndeti dhe falenderoi klubin, tifozët dhe ish-shoqet e saj, duke theksuar se kjo lamtumirë është e vështirë për një njeri të ndjeshëm si ajo.

Erblira Bici ishte shënuesja e tretë më e mirë e Serie A sezonin e kaluar, pas “yllit” kryesor të volejbollit italian, Paola Egonu, dhe pas fenomenit të ri të rrjetës, 21-vjeçares ruso-italiane, Ekaterina Antropova. Shqiptarja realizoi 491 pikë, duke qenë më e mira te Roma, dhe shumë pranë dy kampioneve të lartpërmendura. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!