Erbim Fagu i sinqertë: Keqardhje, Partizani si ekip i dorë së dytë!

schedule10:20 - 23 Qershor, 2020

schedule 10:20 - 23 Qershor, 2020

Erbim Fagu, ish-mbrojtësi i Tiranës dhe i Skënderbeut, i cili e mbylli me futbollin luajtur i ri për shkak të dëmtimeve të shpeshta, mbrëmë ishte pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. Fillimisht ai foli për Tiranën e Teutën, kurse në fund iu bashkua diskutimeve për Partizanin.

Fagu tregohet i sinqertë dhe flet hapur në lidhje me atë që po kalojnë kampionët në fuqi këtë sezon. Madje arrin deri aty sa shprehet se Partizani i duhet si një ekip i dorës së dytë dhe këtë ai e argumenton.

“Tani aty është krijuar një situatë pak e turbullt për një skuadër që ishte kampione. Gjithë këto diskutime lënë për të dëshiruar. Në një skuadër kaq të madhe të diskutohen gjëra të tilla, si trajneri që del e thotë për lojtarin që bën kaq gola, një tjetër shitet në mes të sezonit.

Më duket si një skuadër e dorës së dytë, aktualisht. Të vjen keq që të ketë këto problematika një skuadër që e nis për titull, bën blerje dhe kur vjen puna diskutohen këto gjëra. Të vjen keq”, tha Fagu gjatë emisionit të mbrëmjes së djeshme. /abcnews.al