Dy punëtorë që punojnë në rrugën në Syrin e Kaltër janë lënduar paraditen e sotme dhe kanë përfunduar në spitalin e Sarandës.
Era e tërbuar e paradites ka lëvizur materialet që po përdoreshin gjatë punës në rrugë dhe për rrjedhojë kanë rënë mbi punëtorët nga Durrësi të moshave 32 dhe 53 vjeç.
Të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al