Era Rusi: Duhet një event tjetër muzikor për të përzgjedhur këngën e Shqipërisë në Eurovision

schedule13:53 - 24 Nëntor, 2020

schedule 13:53 - 24 Nëntor, 2020

Këngëtarja Era Rusi ishte e ftuar sot në “Abc- e Mëngjesit”  ku tregoi më shumë detaje rreth këngës së saj konkuruese në festivalin e fundvitit por edhe shumë elemente të tjerë të karrierës dhe jetës së saj. Pyetjes së moderatorit Alban Musa nëse edhe ajo është e mendimit për një tjetër event muzikor për përzgjedhjen e përfaqësueses në Eurovizion të Shqipërisë, Era pohoi duke thënë se një event tjetër specifik për të bërë një përzgjedhje të tillë do ishte e udhës, edhe sepse për artistët do ishte një skenë tjetër plus ku të performonin dhe shfaqnin artin e tyre.

Mendoj se festivali ka një karakter tjetër quhet Festivali i Këngës së Lehtë në Radio Televizion. E para është festivali i këngës dhe jo i këngëtarit, këtu ne e kemi ngatërruar pak ndër vite sepse lufta më shumë është bërë mes emrave të këngëtarëve sesa me këngën.  Ndërkohë, festivali vetë ka si traditë këngën, kështu që në rastin konkret në festival konkurron kompozitori. nëse unë do të tërhiqesha nga festivali, kënga ime do të vazhdonte të ishte në konkurrim dhe kompozitori ka të drejtë të zgjedhë një këngëtare tjetër.

Një këngëtar i vjetër ka dëshirë të këndojë, nuk ka pse të gjykohet se po shkon të këndojë në festival sepse po këndon për shpirtin e vet. Kurse ne e ngatërrojmë se dashka të shkoka tek festivali europian dhe kriteret janë krejt të tjera nga ata që kemi në festivalin tonë.  Kështu që mirë do ishte që ndoshta TVSH të bënte një festval tjetër dhe artistëve do t’u krijonte më shumë hapësirë për të bërë materiale të tjera. për të garuar në një tjetër dimension.“, tha këngëtarja. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!