Era merr surprizën e këndshme për ditëlindje nga mbesa Renee

schedule09:06 - 9 Korrik, 2020

schedule 09:06 - 9 Korrik, 2020

Pak ditë më parë, Era Istrefi festoi ditëlindjen por duket se festa për këngëtaren nuk ka mbaruar ende. Ajo ka marrë një surprizë të këndshme nga motra e saj, Nora dhe mbesa Renee.

Ka qenë Nora e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto nga festa e organizuar për Erën, duke zbuluar gjithashtu dhe surprizën që Renee i ka bërë tezes së saj.

“Suprise party nga Renee për ditëlindjen e tezes së saj që e don shumë”, ka shkruar Nora krahas postimit të bërë në Instagram. Era është shumë e lidhur me mbesën e saj Renee, me të cilën e shohim shpesh bashkë.

 

View this post on Instagram

 

Suprise party nga Renee per ditelindjen e tezes saje qe e don shume @eraistrefi 🤗😍♥️ faleminderit @finese.events per dekorin e bukur 🎉🎂🧁

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Këngëtarja festoi ditëlindjen me 4 Korrik, ku nuk munguan urimet e shumta nga fansat dhe miqtë e këngëtares. Ajo ka bërë me dije se po punon për të sjellë një projekt të ri, ndërsa nuk dihet nëse do të vijë solo apo me një bashkëpunim. “No Maybes” është prurja e saj më e fundit, publikuar 3 muaj më parë. /abcnews.al/