Era Istrefi mahnit sërish, bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)

schedule09:10 - 4 Korrik, 2020

schedule 09:10 - 4 Korrik, 2020

Përveçse një këngëtare e suksesshme, Era Istrefi ka rënë në sy gjithmonë për stilin e veçantë që ka. Ajo eksperimenton shpesh me pamjen e saj, duke provuar stile dhe ngjyra të ndryshme flokësh.

Këngëtarja numëron më shumë se 1.5 milionë ndjekës në Instagram, ku ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen e fansave, teksa është shfaqur me një look krejtësisht të ri.

Teksa ka postuar një video në Instagram Story, Era është shfaqur edhe më tërheqëse me modelin e ri të flokëve kaçurrela, të kapura lart. “BonBon” ishte kënga që i hapi rrugën Erës drejt tregut ndërkombëtar. Që atëherë, këngëtarja ka sjellë një sërë bashëpunimesh me artistë të njohur të huaj, dhe që janë pëlqyer shumë nga publiku. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!