Era i përmbysi varkën me vela në det, shpëtohet turisti italian në Shëngjin

schedule12:44 - 1 Korrik, 2023

schedule 12:44 - 1 Korrik, 2023

Një turist italian rrezikoi të mbytet në plazhin e Shëngjin, pasi varka me vela me të cilën po lundronte në det iu përmbys nga era.

Turisti 63-vjecar u pikas gjatë patrullimit të hapësirës detare, nga shërbimet e patrullës së SPK Shëngjin teksa kërkonte ndihmë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet kanë shkuar në zonën ku kishte rënë në ujë, turisti nga Italia, për shkak të përmbysjes nga era, të varkës së tij me vela.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, 63-vjeçari është nxjerrë nga uji, është transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe është shoqëruar në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar.

Mësohet se 63-vjecari Italian është në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al