Përkeqësimi i motit ka sjellë probleme në Korçë. Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj, për shkak të erës së fortë, në disa zona janë shkulur pemë të cilat kanë bllokuar rrugët.
Punëtorët e ndërmarrjes së pastrimit kanë nisur punën për largimin e pemëve të rrëzuara. Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëmet materiale.
Në disa lagje të qyteti ka pasur herë pas here dhe ndërprerje të energjisë. Në Dardhas të Pogradecit dhe Trebinjë gjatë orëve të natës nuk ka pasur energji. /abcnews.al