Era e fortë dhe moti i keq ka rrëzuar gjatë natës disa pemë përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec.
Në afërsi të fshatit Çiflig janë thyer nga era disa pemë shumë-vjeçare, të cilat kanë dëmtuar edhe përcjellësit e energjisë elektrike.
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të bashkisë Korçë ka ndërhyrë duke pastruar segmentin rrugor dhe duke normalizuar qarkullimin e mjeteve.
Pemët e rrëzuara kanë dëmtua edhe disa shtylla ndriçimi.
Për shkak të motit të keq kanë mbetur pa energji elektrike 5 fshatra në zonën e Moglicës të bashkisë Maliq./Abcnews.al/