Era e fortë këput telat, Miloti dhe gjysma e Kurbinit pa drita

schedule13:57 - 15 Tetor, 2021

schedule 13:57 - 15 Tetor, 2021

Prej mbrëmjes së kaluar Miloti është pa energji elektrike.

Gjithashtu një pjesë e fshatrave në malësinë e Kurbinit janë pa energji si pasojë e motit të keq me erë të fortë dhe stuhi që ka përfshirë një pjesë të madhe të territorit.

Më shumë probleme moti i keq ka shkaktuar Greqi, ndërsa stuhia ka përfshirë të gjithë rajonin./ Abcnews.al