“Equos”, hap dyert së shpejti resorti më modern në Tiranë: Një hapësirë pushimi për të gjithë

schedule14:03 - 17 Korrik, 2020

schedule 14:03 - 17 Korrik, 2020

Nëse dëshironi të kaloni disa orë të këndshme apo një fundjavë larg rutinës rreth 11 kilometra nga qendra e Tiranës do të gjeni një hapësirë për të gjithë familjen.

“Equos Resort” shumë shpejt do të hapë dyert për pushuesit.

Rreth 100 mijë metra katror në një zonë të gjelbër, larg zhurmës së kryeqytetit është shndërruar një qendër rekreative.

  “Ky është një ndër investimet besoj me kolosal që është bërë sot për sot në Shqipëri”, shpreh administratori i “Equos Resort”.

Në këtë aquapark me kapacitet për rreth 6 mijë persona dhe shtatë pishina me karakteristika të ndryshme mund të gjejnë vetën fëmijët dhe të pasionuarit pas sporteve.

Arbër Teqja, Administrator i “Equos Resort” na tregon detajet.

Përbëhet nga shtatë pishina. Dy prej të cilave janë me ekstreme. Kemi pishinën që fillon nga 18 metra lartësi. Pjesa e aqupark ka rreth 17 rrëshkitëse, nga më ekstremet tek ato më të lehtat.  Stafi është i trajnuar dhe i specializuar dhe certifikuar në bazë të certifikatave Evropianë. Jemi duke zbatuar  të gjitha këshillat që Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar për gjendjen aktuale të COVID-19”, sqaron ai.

Sportin elitar të hipizmit në “Equos Resort” do të kenë mundësi ta ushtrojnë të gjithë madje dhe të marrin mësime nga profesionistë.  Gazmen Brahimi, shtatë herë kampion kombëtar është instruktori i kësaj qendre.

“Këtu kemi 20 kuaj që janë kuaj sporti dhe marrin pjesë nëpër turne të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare. Janë kuaj të importuar kryesisht nga Gjermania. Përveç një qendër sporti më standarde bashkëkohore dhe klub i mirëfilltë në Federatën Shqiptare të sporteve me kuaj, kjo është edhe një qendër e mirëfilltë hipizmi ku të gjithë të rinjtë e moshave të ndryshme mund të vijnë të mësojnë të ushtrojnë sportin me kuaj”, sqaron ai.

Për një shkëputje nga sporti shërben restoranti pranë. Organizuar në konceptin e një agroturizmi me produkte që vijnë nga fermerët e zonës.

Ata që zgjedhin të qëndrojnë më gjatë mund të akomodohen në një prej 15 suitave të hotelit.

Ndërsa dy salla aktivitetesh ndër më të mëdha në vend, një e  hapur dhe një e mbyllur do të jenë gati për të organizuar konferenca të ndryshme.

Asnjë ditë nuk do të jetë njësoj në “Equos Resort” thotë Administratori Teqja që tregon gjithashtu se një sërë aktivitetesh po përgatiten për pushuesit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!