Dosja Epstein vijon të ngrejë pikëpyetje të forta mbi raportin mes pushtetit, parasë dhe abuzimeve të rënda ndaj të miturve.
Pedagogia Arseida Gjyli ka deklaruar se pushteti dhe paraja shpesh tentojnë të legjitimojnë edhe krimin, duke ndikuar drejtpërdrejt te heshtja dhe normalizimi i abuzimeve. Sipas saj, shoqëria po përballet me një krizë vlerash, ku roli i familjes dhe i shkollës është zbehur, ndërsa kultura e “pasurimit brenda natës” po dëmton rëndë edukimin e të rinjve.
“Pushteti a e legjitimon gjithçka, edhe kur flasim për krim dhe për abuzime? A janë pushteti dhe paraja gjithçka? Nuk e mbron dot fëmijën tënd jashtë shtëpisë. Ai ndikohet nga shoqëria, nga miqtë e afërt, por fëmija ose ta zbardh, ose ta nxin faqen.
A e dini ju që ekziston një fenomen si eskortizmi, i cili është institucionalizuar: shitja e trupit për para dhe pushtet. Nëse do, i ke edhe në katalog. Familja që jeton në rrethe dhe e ka edukuar fëmijën, nuk e di që fëmija këtu, si pasojë e ekonomisë, e bën këtë gjë.
Është kultura e të rinjve sot të bëhemi të pasur brenda natës. Nuk mësohen më me sakrificë, që të duhet një dekadë për të arritur diçka. Roli i shkollës është zhvlerësuar.”
/ abcnews.al /


