Modeli më i ri EQS nga Mercedez Benz, nuk do të jetë vetëm një nga makinat më luksoze tërësisht elektrike në treg, por gjithashtu do të arrijë të përshkruajë intervalin më të gjatë prej 700 km me një bateri të plotë.
Duke vlerësuar se EQS do të përfaqësojë “një epokë të re për Mercedes në drejtim të elektrifikimit”, kompania thotë se makina do të arrijë një shpejtësi nga 0-100 km/orë në 4.2 sekonda, dhe një shpejtësi maksimale prej 250 km/orë.
Megjithëse ende nuk është konfirmuar nga kompania, thuhet se bateria do të jetë më e madhe se 100 kwh, e cila do të fuqizojë dy motorë elektrikë. “Me EQS, mënyra se si ne mendojmë për makina po ndryshon. Është sedani i parë luksoz plotësisht elektrik nga Mercedes-Benz bazuar në një arkitekturë tërësisht elektrike. Kjo sjell mundësi të reja – nga pozicioni i baterive deri në modelin e makinës.“, tha drejtuesi i bordit të Mercedes, Ola Kallenius. /abcnews.al/