“Epokë e re në drejtësisë shqiptare”, Ambasada Amerikane në Tiranë: Po shohim efektin e një sistemi më të pastër

schedule10:05 - 24 Qershor, 2022

schedule 10:05 - 24 Qershor, 2022

Zv.ambasadori i  ri amerikan në vendin tonë, Demian Smith është shprehur se Shqipëria dhe shqiptarët po shohin efektet e para pozitive nga një sistem më i pastër drejtësie, nga reforma në drejtësi.

Në fjalimin e tij në konferencën nga ILD, Smith tha se shqiptarët po shohin rezultate pozitive nga arrestimi i politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe kriminelëve të krimit të organizuar.

Ai tha se SHBA-të po shohin një epokë të re ku sistemi mund t’i shërbejë shqiptarëve dhe jo vetëm politikanëve dhe personave që janë të pasur apo të lidhur në krim.

“Shqiptarët kanë nisur të shohin rezultate nga arrestimi i politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe kriminelëve të krimit të organizuar.
Ne po fillojmë të shohim një epokë të re ku sistemi mund t’i shërbejë shqiptarëve dhe jo vetëm politikanëve dhe personave që janë të pasur apo të lidhur në krim. Ky është një fillim dhe më shumë duhet bërë, është po kaq e rëndësishme që ta përdorni për llogari të qytetareve tuaj. SHBA ju inkurajojnë që të vazhdoni me punën pavarësisht pengesave që hasni. Ju takon juve të përdorni këto mjete për të vijuar atë që vetingu ka filluar për të siguruar një sistem të drejtë të pavarur drejtësie. Po shohim efektin e një sistemi më të pastër drejtësie e prokurorëve e hetuesve të dedikuar kundër korrupsionit. Varet nga vigjilenca juaj e përkushtimi i institucioneve si ILD për të siguruar dhe ruajtur integritetin e sistemit gjyqësor”, tha zyrtari amerikan./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!