Epokë e re, NASA lëshon teleskopin që do të studiojë fillimet e universit

schedule19:04 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 19:04 - 25 Dhjetor, 2021

Teleskopi hapësinor “James Webb” i NASA-s, i krijuar për t’i dhënë mundësi botës të shohë se si ishte universi kur u formuan galaktikat e para, u lëshua me raketë të shtunën herët nga bregu verilindor i Amerikës së Jugut, duke hapur një epokë të re për astronominë.

Teleskopi me rreze infra të kuqe prej 9 miliardë dollarësh, i përshkruar nga NASA si observatori më i specializuar i shkencave hapësinore i dekadës së ardhshme, u transportua me një raketë Ariane 5 që u nis drejt hapësirës rreth orës 7:20 të mëngjesit me kohën e Amerikës Veriore nga baza e nisjes së Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) në Guajanën Franceze.

Lëshimi në hapësirë në Ditën e Krishtlindjes, u transmetua drejtpërdrejt në internet nga NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.

“Nga një pyll tropikal deri në skajin e vetë kohës, teleskopi ‘James Webb’ fillon rrugëtimin drejt lindjes së universit,” tha një komentator i NASA-s.

Pas një udhëtimi hipersonik 27-minutësh në hapësirë, instrumenti 6,350 kilogramësh u lëshua nga raketa franceze në lartësinë rreth 1300 km mbi tokë.

Teleskopi Webb do të lundrojë nëpër hapësirë për dy javë dhe pritet të arrijë në destinacionin e tij në orbitën diellore 1 milion e 600 mijë kilometra, rreth katër herë më larg se hëna.

Për ta krahasuar, paraardhësi 30-vjeçar i Webb-it, teleskopi hapësinor Hubble, rrotullohet rreth Tokës nga 547 kilometra lartësi.

Webb është rreth 100 herë më i ndjeshëm se Hubble dhe pritet të transformojë të kuptuarin e shkencëtarëve për universin dhe vendin që ka toka në raport me të. tonë në të.

Teleskopi e merr emrin nga njeri që drejtoi NASA-n gjatë pjesës më të madhe të dekadës së zbulimeve të mëdha të saj në vitet 1960./ VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!