Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Epoka e re Trump/ Eksperti: Për Kosovën dhe Serbinë do të jenë vendime jo të lehta, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri nuk do kenë ndryshime

schedule15:33 - 20 Janar, 2025

schedule 15:33 - 20 Janar, 2025

Donald Trump do të bëjë për herë të dytë betimin si president i Amerikës. Këtë radhë ai do të jetë zyrtarisht presidenti i 47-të i SHBA.

Lidhur me këtë ka folur në një lidhje me Skype për “News Hour”, pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ferdinand Gjana, u shpreh në 100 ditë do bëj atë që nuk bëri asnjë president.

Ai theksoi që shtetet janë lodhur dhe Trump duhet ti japi fund konflikteve të përgjakshme.

“Ka dy pjesë, e para, në ditët e sotme, Amerika është përfshirë në një acar të ftohtë, më konkretisht Uashingtoni dhe kjo ndikuar në këtë ceremoni. E dyta, ky mandat do të jetë ndryshe nga mandati i parë i presidentit Trump, sepse do të përballet me një botë shumë më të mirë se në 2017. Ai në 100 ditë do bëj atë që nuk bëri asnjë president.

Këta aktorë që janë në terren janë lodhur dhe po presin për t’i dhënë fund këtyre konflikteve të përgjakshme. Edhe aktorët dhe vetë Trump është lodhur dhe do mbylli disa konflikte, duke favorizuar njërën anë ose njërën palë, e cila padyshim nuk do pritet mirë nga pala tjetër, po do mbylli diçka”

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Gjana tha se për dy vendet do të ketë vendime jo të lehta për tu marrë. Ndërsa, marrëdhëniet SHBA- Shqipëri nuk do ketë ndryshime.

“Për Kosovën do të ketë disa vendime jo të lehta për tu marrë dhe për Serbinë po ashtu. Do vijnë sërish diskutime të lënë përgjysmë. Klasa politike kushdo që të jetë në krye, do kenë për të marrë disa vendime të vështira.

Në marrëdhënie me SHBA dhe me Shqipërinë nuk besoj që do sjellë ndryshime. Kemi pasur një marrëdhënie të qendrueshme. Edhe ‘non grata’ mund të hiqet nga administra e Trump në vijim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!