“Epoka” e re e hekurudhave, Verdho: Nisma nga BE për rivitalizimi e hekurudhave shqiptare

schedule20:16 - 7 Qershor, 2024

schedule 20:16 - 7 Qershor, 2024

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për hekurudhën Tiranë-Durrës.

Ai u shpreh se kjo është një nismë nga Basshkimi Evropian për rivitalizmin e hekurudhave shqiptare, pasi transporti hekurudhor ka qenë i lënë pas dore. Në lidhje me punimet ai tha se janë duke ecur me ritme të kënaqshme, janë kryer rreth 70 % e tyre.

Industria e rëndë mori fund në vitin’ 90. Pika  e dytë ishte dëshira. Në gjithë këto vite më shumë është investuar në transportin rrugor dhe ai hekurudhor është lënë pas dore. Rrejti hekurudhor është i amortizuar totalisht. Në vitin 2020 është marrë një nismë për hekurudhat me instrumentet e saj financiarë, BERZH dhe me institucionet financiare. Ne jemi në hapat që po përfundojmë dhe na kap pak me vonesë gjysmë viti në përfundimin e aksit Tiranë-Durrës. Nga 34 km që është, 15 km janë të shtruara. Po ecim me 8 km në muaj. Sot jemi foksuruar te mbarimi i veprave të aktit. 7 janë të mbaruara.

Punimet ndërtimore janë duke ecur me ritme të kënaqshme, janë kryer rreth 70 % e punimeve. Kanë përfunduar pothuajse të gjitha urat (90 %), të cilat u ndërtuan nga fillimi, pasi më parë ishin parashikuar vetëm rikonstruksion.

Gjithashtu në trasenë ekzistuese janë 15 km të realizuar plotësisht nga 34 km që është gjatësia totale e linjës ekzistuese (përfshin punime në superstrukturë, ballast, traversa, shina). Punimet vijojnë me ritme të kënaqshme me përfundimin e rreth 8 km linjë në muaj.”, u shpreh ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!