Epiku Ibrahimovic, ish-portieri i PSG zbulon bëmën e suedezit në stërvitje

schedule08:32 - 26 Tetor, 2020

schedule 08:32 - 26 Tetor, 2020

Të gjithë tifozët e futbollit dhe jo vetëm e njohin karakterin e Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i Milanit ka qenë shpesh herë protagonist gjatë karrierës së tij me veprimet apo me deklaratat që vetëm ai mund t’i bëjë.

Një histori rreth gjigantit suedez e ka zbuluar ish-portieri i PSG-së, Mike Maignan. Francezi ka luajtur me Ibrën, kur ai ishte pjesë e klubit të Ligue 1, dhe ka treguar një histori që ka ndodhur mes tyre.

“Zlatani më shënoi një gol në stërvitje dhe më tha se isha një portier i mbaruar. Unë ia prita gjuajtjen tjetër të tij dhe i thashë se je sulmues i mbaruar.

Ai më pa mua, por nuk më tha asgjë. Kur shkuam më pas në dhomat e zhveshjeve, Ibra më tha: Më pëlqen se si je ti, më pëlqen karakteri yt”, kujton Maignan. /abcnews.al