Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Epidemiologu: Procesi i vaksinimit po ecën ngadalë, QSUT mund të vaksinohet brenda ditës

schedule11:13 - 15 Mars, 2021

schedule 11:13 - 15 Mars, 2021

Epidemiologu Ilir Alimehmeti duke folur për situatën e vaksinimit në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se procesi po ecën me ritme të ngadalta dhe sipas një llogarie të thjeshtë, ai shtoi se vetëm personeli i QSUT-së do të mund të vaksinohej brenda ditës.

Është një tjetër çështje të mos kesh, të kesh pak, ose një tjetër çështje t’i kesh dhe ritmi të jetë i ngadaltë. Në momentin që ke pak mijëra siç kemi patur ne deri tani mundësitë i kemi për t’i bërë në një kohë shumë të shkurtër. Për të bërë një llogari kemi një stadium me 60 postacione, nëse bëjmë vetëm një vaksinim për 10 minuta, del koha për gjithçka.

LEXO EDHE: Pse po shtohet numri i mjekëve me virus? Flet epidemiologu Ilir Alimehmeti

Mund të bësh 50 vaksinime brenda ditës së punës në një postacion x 60 bëjnë 3 mijë. QSUT ka më pak se tre mijë të punësuar, brenda ditës e mbyll të gjithën. Ndërkohë, që sot e kësaj dite ende nuk ka mbaruar dhe jemi në gjysmë të Marsit.”, u shpreh epidemiologu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!