Epidemiologu: Mutacionet janë të ngadalta, virusi mund të ketë qarkulluar më parë

schedule08:20 - 9 Qershor, 2021

schedule 08:20 - 9 Qershor, 2021

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit”, u shpreh se koronavirusi mund të ketë ekzistuar më parë. Ai argumentoi se fakti që mutacionet e tij kanë qenë të ngadalta, ngre dyshime se virusi mund të ketë qenë prezent në zona të caktuara deri me shpërthimin në Wuhan të Kinës.

“Një virus siç pritet me kalimin e kohës, të formojë variante që rrisin transmetueshmërinë. Ky virus, në veçanti, mutacionet po i bën ngadalë që hedh një dyshim se është i njohur për specien humane pak më parë. Sepse për një specie të re, mutacionet priten të jenë më të shpejta. Është një hipotezë se mund të jetë një virus që ka qarkulluar në njerëz siç mund të jenë në fshatra të Azisë Juglindore.

Ebola ka qenë prej vitesh, nuk bëhet problem global sepse është i lokalizuar në disa fshatra global. Një hipotezë se mund të ketë ekzistuar në disa zona shumë të kufizuara në njerëz dhe gjeografikisht larg, dhe kur u spostua, në këtë koncept duhet të mendojmë se mund të ishte pak më e njohur. Pastaj diskutimi i madh se si doli, a ishte një aksident apo një thyerje e sigurisë, të dyja opsionet janë një thyerje e sigurisë.”, tha Alimehmeti.

Duke folur për variantin indian dhe rrezikshmërinë që paraqet, Alimehmeti theksoi se përqindja e personave që e kanë kaluar virusin është shumë e lartë dhe se imuniteti natyror funksionon dhe për variantet e reja të virusit.

“Për të kuptuar se sa i rrezikshëm është një variant duhet të kemi parasysh dy elementë. Së pari, rritja e transmetueshmërisë. Ne aktualisht jemi në rënie, gjë që tregon se nuk e kemi këtë problem. Po të kemi rritje të transmetueshmërisë duhet të kemi rritje të numrave. Elementi i dytë është nëse kapërcen imunitetin natyror apo atë të dhënë nga vaksina. Atëherë duhet të fillosh të kesh raste tek njerëz që janë imunizuar. Nëse këto dy elemente nuk ndodhin, do të thotë që sot për sot ky problem nuk është.”, tha theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!