Epidemiologu Alban Ylli ka deklaruar se pavarësisht se po vihet re një zbutje e epidemisë në vend, duhet të jemi të kujdesshëm pasi e ardhmja nuk mund të parashikohet.
Në një intervistë me Juli Xhokaxhi në studion e Abc News, Ylli tha se masat drastike që janë marrë kanë prodhur një kurbë “të shtypur”, duke iu referuar të dhënave me uljet dhe ngritjet sa i takon rasteve të reja.
“Duhet të jemi të kujdesshëm. Askush nuk mund të parashikojë të ardhmen për mirë. Dallimi i vetëm disa vende shumë të mëdha me një numër të madh rastesh. Vendet e vogla e kanë këtë variacion më të dukshëm. Në Britani tenton të ulet pastaj ngrihet. Është fenomeni me masat drastike. Nuk janë marrë kurrë këto masa dhe kanë prodhuar një kurbë të shtypur. Virusi depërton nga njëra anë, dhe mastaj janë masat. Kjo bën që kurbat të mos jenë të “bukura”, tha ai.
I pyetur se nëse masat e izolimit janë të tepruara, mjeku shpreh bindjen se nëse nuk do të ishte vepruar në këtë mënyrë, në botë mund të kishim miliona të vdekur.
“Na ka bërë të pasigurt. Na ka sjellë edhe një dëshpërim të shkencës dhe profesionistëve. Edhe atëherë kur nuk dinin që ekzistonin viruset dhe bakteret arrinin të kuptonin disa fenomene të epidemisë. Edhe në Greqinë e lashtë e kanë praktikuar distancimin social. Kudo gjithë globi ka marrë masa drastike. Ajo çka ne po shohim është edhe një fryt i masave të marra. Me gjasë do të kishim miliona të vdekur”, tha ai.
Teksa shumë mjekë kanë deklaruar se Covid-19, ka qarkulluar në Shqipëri që në janar, Ylli nuk e beson një gjë të tillë. Sipas tij, virusi ka qenë prezent në fund të shkurtit dhe pasojat i ka dhënë në fillim të marsit.
“Opinionet nuk po krijohen nga media serioze. Këta mjekë shprehin opinionet e tyre personale, ata nuk raportojnë shpjegimin e situatës. Asnjëherë nuk e kam përjashtuar, që me gjasë virusi ka hyrë në Shqipëri gjysmën e dytë të shkurtit dhe pasojat i ka dhënë në fillim të marsit. Doja tu thoja atyre që thonë se virusi ka qarkulluar në janar dhe piku ishte në shkurt. Si është e mundur që piku në Itali ishte në fund të marsit. Nuk ka sens kjo që thuhet. Është e mundur që gjatë dimrit të ketë pasur raste pneumonish, gripi e shkakton atë, por nuk mund të dalësh në këto pandemi. Do ftoja kolegët të jenë të kujdeshëm për rastet që japin. Pse na duhet të diskutojë sot për këtë çështje”, tha ai. /abcnews.al