Rëndohet situata me Covid-19 në Greqi, epidemiologia bën parashikimin e “zi”

schedule14:48 - 13 Gusht, 2020

schedule 14:48 - 13 Gusht, 2020

Epidemiologia greke Athena Linou deklaroi se situata e COVID-19 në Greqi është përkeqësuar për shkak të rritjes së rasteve të reja.

Ajo theksoi se nëse nuk merren masa mund të shënohen 1000 raste në ditë me koronavirus.

“Ne jemi në luftë. Nuk mund të presim që rastet që rezultojnë pozitiv të arrijnë në shërbimin e kujdesit intensiv. Rastet janë të përhapura në të gjithë vendin dhe tashmë kudo që shkojmë mund të prekemi. Edhe nëse e marrim, virusi nuk shfaq direkt simptoma dhe mënyra e vetëm është që të respektojmë masat”, u shpreh Linou.

Gjithashtu ajo u shpreh se maska duhet të përdoren masivisht.

“Maskat duhet të përdoren në mënyrë masive sepse asnjëherë nuk mund ta dimë se ku mund të infektohemi. Virusi është një bombë në lëvizje, kjo është edhe arsyeja përse secili nga ne duhet të mbrohet”, tha ndër të tjera epidemiologia greke.

/abcnews.al/