“Epidemia do të zgjasë deri në daljen e vaksinës”

schedule21:11 - 14 Prill, 2020

schedule 21:11 - 14 Prill, 2020

I ftuar në “ABC News”, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka deklaruar se epidemia do të zgjasë deri në daljen e vaksinës dhe si rrjedhojë, shoqëria duhet të mësohet me stilin e ri të jetesës.

I pyetur nga gazetarja, Mirela Milori në lidhje me ecurinë e pandemisë, z. Beqaj ështe shprehur:

“Do të shkojë shumë gjatë, nëse thuhet se do të mbarojë kur të preken 70% e popullsisë. Nuk ka vaksinë dhe për pasojë do të duhet të bashkëjetojmë me këtë sëmundje, do të duhet ti përshtatemi. Ndoshta do të duhet ti kthehemi kohëve të largëta siç ka qenë edhe turbekulozi”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!