Enverizëm dhe… berishizëm/ Gjikondi: Berisha, personazh atipik. Përçarës mes shqiptarëve

schedule20:24 - 16 Tetor, 2024

schedule 20:24 - 16 Tetor, 2024

Komentatorja politike, Brizida Gjikondi thotë se ish kryeministri Sali Berisha është një personazh atipik.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Berisha ka shkruar histori të shëmtuar përçarjeje mes shqiptarëve.

Brizida Gjikondi: “Nuk mendoj që është modeli i suksesit. Ne e dimë që edhe Haxhi Qamili kishte mbështetësit e tij. E rithem që nuk do doja të krahasoja Berishën me personazhe të tjerë. Është atipik, i vetëm në llojin e tij. Për moshën biologjike që ka, i ka kaluar ata, bëri 80 vjeç dje. Mendimi im personal, figura e Berishës, nuk jemi objektiv në gjykimin tonë. Kemi qasje edhe subjektive, mendoj që Berisha ka shkruar histori të shëmtuar përçarjeje mes shqiptarëve. Gjuha e tij ka qenë agresive. Frymë dhe moral nuk kemi në berishizmin e tanishëm. Çdo epokë ka pasur personazhet e saj dhe çdo personazh ka pasur mbështetësit e tij. Në epokën materialiste, ka hypur në një varkë me dinakërinë e tij, që e karakterizon. Duhet parë edhe karakteri i ballkansave. Kjo e Berishës është kalbëzim i shëmtuar, e panevojshme dhe tregon stofin e tij jo cilësor.”

Ndërsa profesor Edmond Dragoti deklaroi se: “Nuk mund të pretendojmë të bëjmë krahasime në kohë të ndryshme. Por sidoqoftë të përbashkëta kanë. Pjesa e përbashlkët, kanë jetuar dhe drejtuar në një vend që ka pasur probleme të mëdha. Kjo i ka bërë ato të kenë qëndrime autoritariste të mirëfillta. I kanë realizuar objektivat e tyre. Në këtë kuptim, ata njerëz egoist, kanë arritur të drejtojnë për një kohë të gjatë. Njerëzit i kanë brenda edhe engjëjt edhe djajtë. Agresiviteti është mekanizëm mbrojtës për të mbijetuar. Por në rastin e liderit, agrisivitetin e përdor për të ruajtur pushtetin.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!