Ever Hoxha midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961), është libri që mban firmën e gazetares së njohur Juli Krisafi. Për shumë kush që mund të pyesë ç’ne Juli Krisafi me një libër të tillë? Krisafi përgjigjet i dha në një rrëfim për jetën e saj në studion e ‘Pas Mesnatë’ me Leontina Nikën.
“Unë nuk jam historiane, unë jam një gazetare e apasionuar pas historisë, diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare edhe pse jam gazetare në periudha të caktuara të karrierës time jam marrë me marrëdhënie ndërkombëtare. Është një fushë që më intrigon dhe doktoratura ime është një investim që unë kam bërë për pasionin tim.
Nuk kalova nga arkivi për të mbërritur te kjo temë, por diskutova disa lloje temash me udhëheqësin tim të doktoraturës, që ishte xhaxhai im dhe që ai më nxiti ta bëja doktoraturën. Diskutuam disa tema, dhe në fund vendosëm këtë temë, sepse mua pasioni për të njohur Rusinë më ka lindur përpara se sa të mbërrija këtu. Shumë vite më parë kam bërë edhe një kurs gjuhe me Myzejen Shapllon për të mësuar gjuhën ruse. Ishte thjesht një dëshirë e mirë, për hobi, nuk mund të them se di rusisht sot, por është një gjuhë që e njoh. Më ka intriguar shumë edhe kultura, gjuha dhe politika e vendit për të cilin po flasim. Nisur nga kjo në subkoshiencën time, mbërrita edhe te tema dhe zgjodha pikërisht periudhën 1953-1961 sepse është një nga periudhat më intensive diplomatikisht. Në libër gjen dokumenta dhe letërkëmbime të pafundme. “ thotë Krisafi.
Mbetur te libri, Krisafi tregon se Stalini ishte muza politike e Enver Hoxhës, ndërsa frika më e madhe e diktatorit ishte humbja e pushtetit.
Stalini ishte muza politike e Enver Hoxhës. Dhe ai mbeti deri në fund stalinist edhe pse u përpoq në 1956 nuk e vrau kurrë babain e tij shpirtëror. Enver Hoxha kishte një frikë shumë të madhe se do humbte pushtetin. Enver Hoxha është takuar me Stalinin gjashtë herë, I fundit me të ka qenë në prillin e 1951, kam folur edhe me një nga dëshmitarët e këtyre takimeve që ka qenë Rrahman Parllaku, gjenerali prej të cilit mund të dëgjoje gjëra shumë interesante. Enver Hoxha ka qenë shumë i përulur në marrëdhënie me Stalinin dhe nuk ishte kështu me Hrushovin. Ai ishte vërtetë stalinist e adhuronte Stalinin,” -thotë Krisafi./abcnews.al