Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani thotë që nëse çështja e presidentit dërgohet në Kushtetuese, atëherë Gjykata mund ta legjitimojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente të vendit, edhe pa 2/3 të votave të deputetëve.
Ai thotë se duke pasur parasysh aktgjykimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku rrëzoi qeverinë Kurti dhe qeverinë Hoti, Gjykata ka prishur garancionin kushtetues. Pra, sipas tij, edhe nëse çështja e presidentit sfidohet në Kushtetuese, Osmani mundet të kalojë si kandidate për presidente pa 80 vota.
“Unë nuk e përjashtoj mundësin që sot është standardi me nejt 80, PO JO ose Abstenim, por në Gjykatë me u sfidu çështja, besoj që Gjykata i jep dritë jeshile. E legjitimon edhe zgjedhjen me minus 80, pra edhe më pak se 80.
Gjykata i ka prishur dy herë standardet, edhe në rastin Kurti edhe në rastin Hoti e ka prishur garancionin kushtetues dhe ka krijuar një normë që është absurde, gjithkon që i ka tri vjet, dmth ajo nuk ka logjikë”, thotë Hasani në Rubikon.
Ai thotë se sipas vlerësimit të tij, se nëse ndiqet rruga e Behgjet Pacollit, Gjykata nuk e bën problem këtë çështje. /Gazeta Express/