Shqipëria do të realizojë një refomim të mënyrës së menaxhimit të mbetjeve në vend. Në komisionin e Ekonomisë punësimit dhe financave u prezantua projektligji dhe ristë që ai sjell.
Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj tha se do të krijohet një ‘Operatori Kombëtar’, i cili do të jetë përgjegjës për infrastrukturën e trajtimit të mbetjeve por nuk do të preket autonomia e bashkive.
Menaxhimi i mbetjeve është një kusht shumë i rëndësishëm në rrugën drejt BE, ndërsa në fokus reforma do të ketë menaxhimin dhe riciklimin e mbetjeve.
Me këtë nismë të re ligjore, ashpërsohen edhe gjobat ndaj shkelësve të ligjit të cilat variojnë nga 1.3 deri ne 2.6 milionë lekë./abcnews.al

